Please enter at least 3 characters.

Ylli i ri i Cityt, Julian Alvarez shënon gjashtë gola të mrekullueshëm në Copa Libertadores

2022/05/alvarez-FEAT.jpg
336:"BUENOS AIRES, ARGENTINA - MAY 25: Julian Alvarez (L) of River Plate celebrates after scoring the third goal of his team during the Copa CONMEBOL Libertadores 2022 match between River Plate and Alianza Lima at Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti on May 25, 2022 in Buenos Aires, Argentina. (Photo by Marcelo Endelli/Getty Images)
12:"Getty Images

Julian Alvarez ka shpërthyer në Copa Libertadores me skuadrën e tij River Plate.

Gjiganti argjentinas ka arritur një fitore të thellë me rezultat 8-1 ndaj ekipit peruan Allianza Lima në ndeshjen e gjashtë në fazën e grupeve.

Sigurisht që më meritori për këtë fitore të River Plate ka qenë sulmuesi i talentuar argjentinas Julian Alvarez që ka shënuar hiq më pak se gjashtë gola.

22-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim ku realizoi dy 'hat-trick'a.

Fillimisht Alvarez realizoi tre gola në pjesën e parë në minutat 15, 18 dhe 41 derisa tre golat e tjerë i shënoi në pjesën e dytë në minutat 54, 57 dhe në të 83-ten.

Kjo ishte hera e parë për sulmuesin e ri që shënon gjashtë gola në një ndeshje me ekipin e parë.

Sigurisht që me paraqitjen e argjentinasit është gëzuar edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Alvarez është një futbollist i kampionëve të Anglisë dhe është lënë në huazim deri në verë te gjiganti argjentinas. /Telegrafi/