Please enter at least 3 characters.

Ylli i "Game of Thrones" dhe "Lord of The Rings", Sean Bean po i refuzon rolet ku e vrasin

2019/09/SeanBean-1-e1569239399593.jpg
259:"LONDON, ENGLAND - MAY 13: Sean Bean winner of the Leading Actor award for 'Broken' poses in the press room at the Virgin TV British Academy Television Awards at The Royal Festival Hall on May 13, 2018 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)
12:"Getty Images

Sean Bean ka fituar reputacion duke luajtur karaktere që duhet të vdesin në një pjesë të filmit ose serialit. Ai "ka vdekur" 23 herë deri më tani, kështu që vendosi të fillojë të refuzojë role në të cilat personazhi i tij humb jetën.

Në një intervistë për tabloidin britanik, Dream, 60-vjeçari ka thënë se ai filloi të refuzojë rolet e tilla, pasi "vdiq aq herë në ekran sa që njerëzit filluan të supozojnë se personazhi që ai interpretonte pas një periudhe të caktuar ka të ngjarë të vdiste".

"U bë shumë e parashikueshme. Më duhej të ndaloja të veproja ashtu dhe të filloja të mbijetoja", ka deklaruar aktori, transmeton KP.

Ai shtoi se ishte duke punuar në një projekt, ku papritmas producentët i thanë se kishte të ngjarë "ta vrisnin" karakterin e tij.

"Mendova: ‘Jo përsëri’ dhe pyeta nëse vendimi mund të ndryshohej. Ata më thanë se nuk do të më vrisnin, por thjesht më lënduan keq. Unë pranova, ishte e rëndësishme që të mbetja gjallë", ka theksuar aktori me shaka.

Sean Bean (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Bean gjithashtu tha se gjithmonë luante role negative, kështu që kishte kuptim që personazhi i tij të vdiste.

Është interesante se jo vetëm aktori është lodhur "duke vdekur" në ekranin e madh, por edhe fansat e tij në vitin 2014 nisën një hashtag në Twitter, '#dontkillBean' (Mos e vrisni Beanin).