Ylli i Barcelonës pranë largimit në janar – pritet kalimi i tij tek ekipi rival në La Liga
16/12/2024
Teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar të janarit, thashethemet sa i përket të ardhmes së Eric Garcias tek Barcelona vazhdojnë të rriten. Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt nuk po gjen hapësirat e duhura nën urdhrat e Hansi Flick, duke bërë që të ketë interesim për shërbimet e tij nga disa klube të ndryshme.Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Girona është bërë kandidati kryesor për të nënshkruar me Garcian.Rivali lokal i blaugranasve është i etur që të nënshkruajë sërish me spanjollin pas periudhës së tij të suksesshme në formë huazimi gjatë sezonit 2023/2024.


