Ylli i Barcelonës e lë të hapur mundësinë e transferimit te PSG
Ferran Torres ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth së ardhmes së tij, pasi nuk e përjashtoi mundësinë e një transferimi te Paris Saint-Germain gjatë një interviste të fundit.
Sulmuesi spanjoll, i cili ka qenë vazhdimisht i lidhur me kampionët e Francës gjatë kësaj vere, u tregua i kujdesshëm në përgjigjen e tij, por la të kuptohet se në futboll asgjë nuk mund të konsiderohet e sigurt.
"Në futboll gjithçka mund të ndryshojë brenda një minute. Nuk i dihet kurrë", deklaroi fillimisht Torres për CNN.
Më pas ai shtoi: "Duhet të jem gati për gjithçka", një përgjigje që është interpretuar si një sinjal se nuk e përjashton mundësinë e një aventure të re jashtë Barcelonës.
PSG vazhdon të monitorojë situatën e 26-vjeçarit, ndërsa drejtuesit e klubit francez e shohin atë si një përforcim të rëndësishëm për repartin sulmues.
Torres ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2027, por negociatat për rinovimin e marrëveshjes ende nuk kanë filluar. Kjo për shkak se sulmuesi ndodhet ende në pushime pas angazhimit me Spanjën në Kupën e Botës.
Pritet që pas rikthimit të tij në Barcelonë të ketë kontakte mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit për të diskutuar të ardhmen, ndërsa interesimi i PSG-së mund ta bëjë situatën edhe më interesante gjatë javëve të mbetura të afatit kalimtar. /Telegrafi/


