Alexis Sanchez është ylli i fundit që është larguar nga Arsenali duke shkuar drejt Manchester United.
Por Arsene Wenger ndër vite ka humbur lojtarë të mëdhenj, duke u nisur me Thierry Henryn.
I fundit që tha fjalë të rënda ishte Emmanuel Adebayor, i cili tregoi se ishte pikërisht trajner francez ai që e largoi nga Arsenali.
Trajneri ka fituar me Arsenalin tre tituj në Ligën Premier, shtatë FA Kupa dhe shtatë Superkupa.
Para Sanchezit janë larguar Henry, Adebayor, Nicolas Anelka, Alex Oxlade-Chamberlain, Samir Nasri dhe Robert Pires.
Nëse duhet të bëhet një formacion me lojtarët atëherë do të dukej kështu. /Telegrafi/ Jens Lehmann: Erdhi nga Borussia Dortmund dhe u largua si transferim i lirë në vitin 2011.
Bacary Sagna: Erdhi për 9 milionë euro nga Auxerre, për tu larguar drejt Manchester Cityt. Kolo Toure: Erdhi nga ASEC Mimosas për 185,000 euro, pastaj u shit te Manchester City për 9 milionë euro. Thomas Vermaelen: Zhvilloi 150 ndeshje dhe u largua drejt Barcelonës në vitin 2014.Ashley Cole: U ngjit në ekipin e parë nga akademia, pastaj shkoi te Chelsea. Patrick Vieira: Erdhi nga Milan në vitin 1996 për 5.35 milionë euro, pastaj shkoi te Juventus në vitin 2005 për 20 milionë euro. Cesc Fabregas: Barcelona e liroi për 3.2 milionë euros në vitin 2003, pastaj u shit në vitin 2011 për 35 milionë euro pikërisht te Barca. Marc Overmars: Një tjetër lojtar i larguar nga Arsenali drejt katalunasve. Alexis Sanchez: Mbetej pa kontratë në qershor, ndërsa kiliani zgjodhi të kalojë të rivalët e Manchester United. Robin van Persie: Erdhi nga Feyenoord në vitin 2004 për 4.5 milionë euro, për të shkuar drejt United.Thierry Henry: Juventus e shiti te Arsenal për 16.1 milionë euro, për tu shitur te Barcelona për 24 milionë euro. Formacioni