Please enter at least 3 characters.

‘Xhesika’ kthehet në “O Sa Mirë”

2017/08/ArtaNitaj-1.jpg

Arta Nitaj u bë e njohur te publiku i gjerë falë rolit të Xhesikës në hit serialin televiziv, “O Sa Mirë”.

Mirëpo, përkundër suksesit të jashtëzakonshëm dhe pëlqimit të madh nga fansat e kësaj komedie, në muajin korrik u raportua se modelja e shndërruar në aktore vendosi të largohej nga seriali.

(Instagram)

Asokohe u njoftua se bukuroshen nuk do ta shihnim në episodet e sezonit të ri, pasi i kishte përfunduar kontrata.

Megjithatë, burime të Telegrafit njoftojnë se ‘Xhesika’ do të jetë pjesë e sezonit të ri të “O Sa Mirë”.

(Instagram)

Njëherësh bëhet e ditur se krahas Artës, serialit do t’i bashkëngjiten edhe dy motra.

(Instagram)

Tashmë kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri dhe xhirimet do të nisin së shpejti. Për shikuesit janë rezervuar shumë risi edhe në edicionin e radhës. /Telegrafi/