Please enter at least 3 characters.

Xherdan Shaqiri: Do të hyjmë për fitore

2018/06/xherdan-shaqiri-getty-images.jpg
309:"ROSTOV-ON-DON, RUSSIA - JUNE 17: Steven Zuber of Switzerland celebrates with Xherdan Shaqiri after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Brazil and Switzerland at Rostov Arena on June 17, 2018 in Rostov-on-Don, Russia. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)
12:"Getty Images

Superylli i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka thënë se ekipi helvet do të hyjë në ndeshje për të fituar.

Shaqiri deklaroi për Blick se e ka shikuar takimin Kosta Rikë - Serbi.

Ai thotë se Zvicra do të ketë më shumë pozitiv dhe natyrisht nuk është jofavorite në këtë sfidë.

"Serbët e kanë fituar ndeshjen e tyre të parë, ata natyrisht sikurse ne do të hyjnë në ndeshje me moral të lartë. Ndeshja është shumë e rëndësishme për ne. Unë i kam shikuar serbët ndaj Kosta Rikës".

Foto: Getty Images

"Ne sigurisht se do të kemi më shumë posedim të topit se sa ndaj Brazilit. Natyrisht se nuk do të jetë e lehtë, pasi që ne nuk do të jemi jofavoritë në këtë takim dhe duhet që të bëjmë presion të vazhdueshëm".

"Ne hyjmë në këtë takim për të fituar", deklaroi Shaqiri.

Zvicra me Serbinë përballen nga ora 20:00 në Baltik Arena të Kaliningradit. /Telegrafi/