Please enter at least 3 characters.

Xhaka flet pas fitores në Kupën FA ndaj Lincolnit (Foto)

2017/03/xhaka-4.jpg

Granit Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të folur për fitoren e Arsenalit në Kupë.

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 5-1 ndaj ekipit inferior Lincoln City në çerekfinale të Kupës FA, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Kjo fitore ka ngritur motivin e Topçinjve të cilët patën rënie morali pas eliminimit të turpshëm në Ligën e Kampionëve nga Bayerni.

Në këtë takim për 61 minuta luajti edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje solide, teksa falënderoj fansat për mbështetje.

“Një falënderim i madh për të gjithë ju tifozët që na mbështetet sot”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat në Facebook.

Ndryshe, Xhaka u ndëshkua edhe me kartonë të verdhë në këtë takim në minutën e 24. /Telegrafi/