Please enter at least 3 characters.

Worthington luan në filmin fantastiko-shkencor të Netflix

2018/03/SamWorhington-e1522178462567.jpg
292:"BEVERLY HILLS, CA - JULY 26: Actor Sam Worthington at the ‘Manhunt: Unabomber’ panel for the 'Discovery Channel - Discovery' portion of the TCA Summer Event 2017 at The Beverly Hilton Hotel on July 26, 2017 in Beverly Hills, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for Discovery)
13:"Emma McIntyre

Sam Worthington do të paraqitet në rolin kryesor në filmin fantastiko-shkencor, "The Titan", që sjell tregimin për një familje ushtarake që merr pjesë në një eksperiment të evoluimit gjenetik dhe hulumtimeve të gjithësisë.

Regjinë e filmit të ri të Netflix e ka bërë Lennart Ruff, ndërsa skenarin e kanë shkruar Arash Amel dhe Max Hurwitz.

(Foto: Getty Images)

Protagonist i filmit është ish-piloti i Forcave Ajrore, Rick Janssen, i cili është zgjedhur për një eksperiment ushtarak të krijimit të njeriut të aftë për të mbijetuar në mjedisin e satelitit të Saturnit, Titan.

Megjithatë, Rick do ta kuptojë se eksperimenti është ndryshe nga se i është thënë dhe se i gjithë programi shërben si paradë për kolonizimin e Titanit dhe zgjerimin e kufijve të përvojës njerëzore.

Krahas Worthingtonit, në këtë film luajnë edhe Taylor Schilling, Tom Wilkinson, Agyness Deyn, Nathalie Emmanuel, Corey Johnson dhe shumë të tjerë.

(Foto: Getty Images)

Premierën botërore, "The Titan" e ka pasur në kuadër të 'Gerardmer Fantastic Film Festival'.

Ndërkaq, në shërbimin Netflix do të fillojë të shfaqet nga 30 marsi i këtij viti. /Telegrafi/