Please enter at least 3 characters.

Wolverhamptoni, skuadra angleze e cila në përbërje ka po aq portugezë sa Benfica, Porto dhe Sportingu

2018/07/Nuno.jpg
291:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - APRIL 15: A Wolverhamton Wanderers fan looks at his phone inside the stadium prior to the Sky Bet Championship match between Wolverhampton Wanderers and Birmingham City at Molineux on April 15, 2018 in Wolverhampton, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Në vitin 2018 dhe atë 2019, qyteti i Wolverhamptonit me shumë mundësi do të jetë vendi më i vizituar në Angli nga portugezët.

Kjo pasi skuadra e këtij qyteti me po të njëjtin emër, është e mbushur me lojtarë nga Portugalia.

Me transferimin e Joao Moutinhos, Wolves tani ka tetë lojtarë portugezë në skuadrën e tyren, të tjerë janë: Rui Patrício, Ruben Vinagre, Ruben Neves, Pedro Gonçalves, Ivan Cavaleiro, Helder Costa dhe Diogo Jota.

Pra, kaq shumë lojtarë në skuadrën e parë nuk kanë as gjigantët portugezë Benfica, Porto apo Sporting.

Por, ky numër pritet të rritet deri në përfundimin e afatit kalimtar të verës.

Shumë afër t'i bashkohet skuadrës nga Liga Premierë është edhe mbrojtësi Pepe, i cili aktualisht është pjesë e Besiktasit. Por, është folur shumë edhe për Andre Silvan e Milanit dhe Joao Marion e Interit.

Gjithë këta lojtarë i janë bashkuar Wolves për shkak të agjentit Jorge Mendes, ai është këshilltar i pronarëve të Wolves (klubi është nën pronësi të kompanisë kineze Fosun).

Trajneri Nuno me kupën e Sky Bet Championship (Foto: Getty Images)

Shumica e lojtarëve janë klientë të Mendes, por nuk duhet harruar se edhe trajneri i kësaj skuadre është portugez, Nuno Espirito Santo. /Telegrafi/