Please enter at least 3 characters.

West ia ndërron emrin albumit, por mund t’ia ndërrojë prapë

2016/01/kanyewest.jpg

Kanye West ka ndërruar mendje për emrin e albumit të ri, duke njoftuar se në vend të “So Help Me God” ai do të quhet “SWISH”.

Reperi ndryshimin e emrit e bëri publik në Twitter, por pranoi se ky vendim nuk është definitiv dhe deri në publikim emri mund të ndryshohet sërish, transmeton koha.net.

“Po e ndryshoj emrin e albumit në SWISH… Mund ta ndryshoj sërish, por ky është emri i ri tani për tani”, ka shkruar këngëtari.

Ky do të jetë albumi i shtatë i Westit që vjen pas “Yeezus” të lansuar në vitin 2013. /Telegrafi/