Please enter at least 3 characters.

West Ham po vështron me kujdes Benzeman, gati oferta gjata verës

2018/03/Benzema.jpg
232:"EIBAR, SPAIN - MARCH 10: Karim Benzema of Real Madrid reacts during the La Liga match between SD Eibar and Real Madrid at Ipurua Municipal Stadium on March 10, 2018 in Eibar, Spain . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi i njohur anglez, West Ham po vështron me kujdes sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, të cilin e do për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi francez nuk po përjeton sezon të mirë te Mbretërit dhe shpeshherë ka qenë pjesë e kritikave.

Një largim i tij nga Santiago Bernabeu nuk përjashtohet këtë verë dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.

Sipas mediumit Diario Gol, presidenti i Realit, Florentino Perez, ka vënë një çmim prej 53 milionë funtesh apo rreth 60 milionë eurosh për 30-vjeçarin.

Karim Benzema (Getty Images)

Ky medium thekson se në garë për shërbimet e tij është futur skuadra nga Liga Premier, West Hamit, të cilët janë të gatshëm të përpiqen dhe të nënshkruajnë me golashënuesin francez.

Megjithatë, Benzema do të refuzonte të zvogëloj pagën diku tjetër dhe është në një pozitë të rehatshme pasi ai është kontraktuar me Realin deri në vitin 2021.

Trajneri David Moyes e sheh Benzeman si një shtesë ideale, e cila mund të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Reali, Havier Hernandez.

Për Benzeman interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera të njohura si Arsenali, Paris Saint-Germain dhe Milani. /Telegrafi/