Please enter at least 3 characters.

Werner refuzon zyrtarisht renovimin me RB Leipzig, ka marrëveshje me Bayernin?

2019/04/GettyImages-1066479808.jpg
248:"SALZBURG, AUSTRIA - NOVEMBER 29: Timo Werner of Leipzig runs with the ball during the UEFA Europa League Group B match between RB Salzburg and RB Leipzig at on November 29, 2018 in Salzburg, Austria. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Timo Werner nuk do ta vazhdoj kontratën me skuadrën e tij aktuale RB Leipzig.

Sulmuesi gjerman ka kontratë edhe një vit me klubin bardhekuq, por ka refuzuar ofertën për rinovimin e saj.

Ka qenë drejtori i klubit gjerman, Oliver Mintzlaff që ka konfirmuar se RB Leipzig i ka ofruar rinovimin e kontratës lojtarit por që është refuzuar.

“Ne jemi të interesuar të vazhdojmë bashkëpunimin me Werner dhe i kemi ofruar kontratë të re, por që ai e ka refuzuar atë”.

Timo Werner. (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Werner na ka thënë se dëshiron të luaj në një klub më të madh. Të shohim se çfarë do të bëjmë në verë”, ka thënë Mintzlaff.

Sport Bild ka raportuar se lojtari ka një marrëveshje me Bayernin për t’iu bashkuar atyre gjatë vitit 2020 si futbollist i lirë.

Por tani që nuk ka zgjatur kontratën, RB Leipzig do ta nxjerrë në shitje atë gjatë verës së vitit 2019.

Bayern kësisoj detyrohet që të paguajë një shumë parash për transferimin e Wernerit në verë në Allianz Arena. /Telegrafi/