Please enter at least 3 characters.

Wenger pritet t'i kthehet futbollit këtë muaj

2019/02/Wengeri.jpg
269:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 24: Former Arsenal Manager, Arsene Wenger presents the trophy for the FIFA Men's Coach 2018 during the The Best FIFA Football Awards Show at Royal Festival Hall on September 24, 2018 in London, England. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pritet të kthehet në futboll këtë muaj.

Wenger është trajner i lirë që nga largimi i tij nga Arsenali në verën e vitit të kaluar.

Megjithatë, ofertat për trajnerin francez asnjëherë nuk kanë munguar dhe edhe tani po vazhdon të kërkohet.

Sipas mediumit The Times, francezi ka katër oferta pune tashmë në tavolinë, edhe pse asnjë nuk është në nga klubet e Ligës Premier.

Arsene Wenger (Getty Images)

Wenger ka vendosur të mos e menaxhojë përsëri në Ligën Premier nga respekti për ish-skuadrën e tij, Arsenalin.

Ai kaloi 22 vjet në krye të ekipit në Emirates dhe për këtë ka vendosur të drejtoj ndonjë ekip jashtë Anglisë.

PSG besohet të jetë një ekip i mundshëm për punësimin e Wenger, por në një rol të drejtorit të futbollit.

Francezi gjithashtu është lidhur edhe me stolin e Milanit, Barcelonës dhe Kombëtares së Katarit. /Telegrafi/