Wenger paralajmëron Cityn: Arsenali do ta fitojë titullin në Angli
Arsenal ka marrë mbështetje të fortë nga ish-trajneri legjendar Arsene Wenger, i cili beson se “Topçinjtë” janë në rrugën e duhur për të fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.
Pas fitores 2-1 të Manchester City ndaj Arsenalit në fundjavë, Wenger deklaroi se skuadra londineze mbetet favorite për të përfunduar në krye të tabelës.
Aktualisht, Arsenali kryeson renditjen me 70 pikë, tre më shumë se City, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa të dy skuadrat janë në garë të ngushtë për titullin.
“Unë besoj se Arsenali do ta fitojë ligën. E besoj thellësisht. Më duket logjike,” u shpreh Wenger.
Ai gjithashtu vlerësoi disa prej lojtarëve kyç të skuadrës si Martin Odegaard, Kai Havertz dhe ndikimin ofensivë të ekipit, duke theksuar se City nuk pritet të bëjë një perfeksion absolut në ndeshjet e mbetura.
""Më pëlqejnë Eze, Odegaard, Havertz dhe Madueke që sulmojnë. Manchester City nuk do të bëjë një sulm perfekt deri në fund të sezonit", tha Wenger.
Me vetëm disa ndeshje deri në fund të sezonit, gara për titullin në Angli mbetet e hapur dhe shumë e tensionuar. /Telegrafi/


