Please enter at least 3 characters.

Wenger ka disa fjalë të mëdha për Mustafin

2016/07/Coq_2APWAAANHgH.jpg

Shkodran Mustafi iu bashkua më në fund Arsenalit nga Valencia.

Mbrojtësi shqiptar ishte cak i ‘Topçinjve’, për një kohë të gjatë dhe në fund u arrit marrëveshja me Valencian.

Trajneri i Arsenalit, francezi Arsene Wenger e ka lavdëruar shumë mbrojtësin nga Gostivari.

“Kishim nevojë për një mbrojtës qendror për shkak të lëndimeve afatgjate që kemi”.

lexo po astu

“Mustafi është një djalosh i ri por me përvojë të madhe pasi ka luajtur në Itali, në Spanjë por edhe në Kombëtaren e Gjermanisë”, thotë Wenger.

“Ai është një djalë shumë inteligjent, është i përqendruar në fushë dhe kjo ka rëndësi të madhe”.

“Ne kemi marrë një lojtar të madh i cili dëshironte me çdo kusht t’i bashkohet Arsenalit. Jemi të lumtur që e kemi dhe shpresojmë të festojmë shumë fitore dhe trofe së bashku”, deklaroi Wenger.

Transferimi i Mustafit i kushtoi Arsenali afër 45 milionë euro. /Telegrafi/