Wayne Rooney zbulon se çfarë tha djali i tij për sensacionin e Arsenalit që debutoi në moshën 15-vjeçare
Wayne Rooney ka zbuluar se djali i tij, Kai, i ka dhënë disa informacione të brendshme rreth talentit të ri të Arsenalit, Max Dowman, i cili së fundmi debutoi në Premier League.
Dowman, vetëm 15 vjeç, hyri në fushë gjatë fitores 5–0 ndaj Leeds, duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e ligës, pas shokut të skuadrës Ethan Nwaneri. Paraqitja e tij impresionoi menjëherë tifozët falë shpejtësisë dhe saktësisë.
Rooney, dikur vetë një talent i jashtëzakonshëm që shpërtheu te Everton dhe shkëlqeu me Manchester United, tregoi në emisionin e tij në BBC se për herë të parë për Dowman kishte dëgjuar nga Kai, ndërsa po shikonin ndeshjen e Arsenalit.
“I thashë: ‘A është ai në moshën tënde?’ dhe Kai më tha se është vetëm dy muaj më i madh se ai. Është çmenduri që në këtë moshë ai tashmë po luan në Premier League”, u shpreh Rooney.
Kai, i cili kishte luajtur kundër Dowman më parë, e përshkroi atë si një lojtar të shkëlqyer. Rooney shtoi: “Me çdo lojtar të ri, këshilla është e njëjtë – puno fort, përpiqu dhe nuk e dihet çfarë mund të ndodhë më pas”.
Sipas ish-kapitenit të Anglisë, edhe lojtarët e Arsenalit mezi prisnin që adoleshenti të gjente golin e parë. Nëse Dowman shënon këtë sezon, ai do të bëhej golashënuesi më i ri në historinë e Ligës Premier.
Aktualisht rekordi mbahet nga James Vaughan, i cili realizoi për Evertonin në moshën 16 vjeç e 270 ditë, në prill të vitit 2005. /Telegrafi/


