Please enter at least 3 characters.

Wanda Nara: Interi dëshiroi ta shiste Icardin te Juve, më vjen të qeshi kur dëgjoj se Icardi nuk është në shitje

2018/12/Wanda-Nara.jpg
275:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 03: Mauro Emanuel Icardi (L) of FC Internazionale Milano and his wife Wanda Nara attend the serie A match between FC Internazionale and FC Crotone at Stadio Giuseppe Meazza on February 3, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, është kthyer edhe një herë të flas për të ardhmen e sulmuesit argjentinas te Interi.

Ajo zbuloi se zikaltrit dëshiruan ta shisnin te Juventusi, por ishte lojtari që kërkoi të qëndronte duke refuzuar kështu kalimin në Torino.

Wanda është e pakënaqur me mënyrën se si klubi nga Milano po i trajton ata si palë dhe kërkon menjëherë që kontrata të rinovohet.

"Mauro rinovoi kontratën e tij me Nike për nëntë vite tjera në Londër", ka thënë Wanda për Tiki Taka.

"Interi? Jemi ende larg. Ajo çfarë është shkuar në ditët e fundit më pengon. Askush nuk më ka thirrur për të më kërkuar ndonjë shpjegim. Icardi është një futbollist kualitetet e të cilit nuk mund të vihen në pyetje. Kontrata e tij duhet të rinovohet, pikë".

(Fioto: Getty Images)

"Tregu i transferimeve? Është më mirë që mos të flas, më vjen të qeshi kur dëgjoj se Icardi nuk është në shitje".

“Me Interin nuk është çështje parash. Mendoj se ata mund të paguajnë rinovimin e tij, që vazhdon të jetë prioritet për ne. Klubi më ka kontaktuar në mesin e rrugëtimit të tyre në Ligën e Kampionëve, por unë i thash që është më mirë të presim derisa të përfundojnë grupet".

"Ju e keni parë se sa shumë doja kualifikimin, se sa shumë qava. Oferta e Interit nuk ekziston. Duhet të ulem dhe të bisedoj me ata, ende nuk e kam bërë".

"Interi dëshiroi të shesë Icardin te Juventusi, Ishte Mauro që tha 'jo' dhe dëshironte të qëndronte te Interi", ka thënë Wanda për fund. /Telegrafi/