Wahlbergut i mungon marihuana
Aktori ka treguar se kishte ndërprerë konsumimin e kësaj droge, kur vajza e tij e vogël kishte filluar të kuptonte se ai mbante erë të çuditshme. Atëherë ishte betuar se nuk do të marrë kurrë më marihuanë.
“Gruaja dhe vajza kanë qenë duke u vozitur me veturë. Vajza ime ka pyetur se çfarë është kjo erë e çuditshme në veturë, ndërsa gruaja i ka thënë se është marihuanë. Ajo e ka shikuar dhe i ka thënë: ‘Babai gjithmonë mban këtë aromë’. Kur më tregoi gruaja rreth kësaj, vendosa ta ndërpres, sepse nuk dëshiroja që të diskutoj me vajzën rreth saj”.
“Dhe asnjëherë nuk më ka munguar. Derisa fillova xhirimet e filmit ‘Ted’ ku luaj me atë ari të animuar, i cili tymos marihuanë dhe fle me prostituta. Ai ka ndikim shumë të keq tek unë”, ka thënë Wahlberg. /Telegrafi/


