Please enter at least 3 characters.

Vushtrri, dënohet shoferi nga Serbia - nuk i kishte mbuluar simbolet shtetërore në targa

2021/12/gjobat-nga-policia-gjate-pandemise-covid19-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një shofer në Vushtrri, pasi që i njëjti nuk kishte mbuluar targat e veturës që i kishte të Serbisë.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, transmeton Telegrafi.

“Derisa ishin në kryerje të detyrës, me datë 27.02.2022, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Vushtrrisë kanë hasur një automjet me targa të Republikës së Serbisë, i cili nuk i kishte pasur të mbuluara simbolet shtetërore apo pa i vendosur ‘stickers’ në targat e automjetit, sipas marrëveshjes ndër-shtetërore për targat e automjeteve”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se , ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 60 euro, sipas nenit 59 (2), të Ligjit për automjetet në Republikën e Kosovës e gjithashtu është urdhëruar drejtuesi i automjetit që ti vendos ‘stickeres’ në targat e automjetit. /Telegrafi/