Please enter at least 3 characters.

Vuçiq: Rama, mysafir i nderuar në Serbi

2016/10/14692144_10154093080431523_5775886054662788650_o-e1476432340556.jpg

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe se kryeministri Edi Rama “është një mysafir i nderuar në Serbi”.

Ai ka thënë për televizionin publik “RTS” se Shqipëria është një potencial ekonomik dhe se Serbia i ka kthyer përgjigjen e duhur Ramës lidhur me njohjen e Kosovës dhe Trepçën.

Vuçiq i ka bërë këto komente pasi Partia Demokratike e Serbisë, një parti e krahut të djathtë, ka kërkuar dëbimin e Ramës nga Serbia pas deklaratave të tij se Serbia do t’i bënte mirë edhe vetes nëse do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

DSS ka reaguar duke thënë se Ramës duhet t’i tregohet rruga jashtë Serbisë dhe të mos pranohet më. /Telegrafi/