Please enter at least 3 characters.

Vuçiq: Me 7 shtator vazhdon dialogu me Kosovën, do të kërkojmë formimin e asociacionit të komunave serbe

2018/08/vucici.jpg
353:"Beograd, 30. oktobra 2016 - Premijer Srbije Aleksandar Vucic se obratio novinarima na pres konferenciji u vladi dan nakon bezbednosne pretnje, odnosno otkrica arsenala oruzja u blizini njegove porodicne kuce u Jajincima, u subotu popodne. Vucic je govorio o bezbesnosti, pregovorima sa MMF-om i povecanju plata i penzija. FOTO TANJUG/ DIMITRIJE GOLL/ dr
6:"TANJUG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vazhdimi i dialogut me Kosovën do të vazhdojë me 7 shtator në Bruksel dhe sipas tij në këtë takim do të kërkojë që të bisedohet për çështje konkrete siç është formimi i Asociacionit të komunave të Kosovës me shumicë serbe.

‘Ne nuk po bisedojmë për problemet kryesore, pala serbe po përgatitet për vazhdimin e dialogut me 7 shtator, do të kërkojë realizimin e marrëveshjes së vitit 2013, e cila është nënshkruar nën mbikëqyrjen e BE-së, e që është formimi i këtij Asociacioni. Të shohim veprime konkrete..’ ka deklaruar Vuçiq në një konferencë për media në Beograd.

Sipas tij Serbia është e interesuar për vazhdimin e dialogut.

“Mirëpo, kërkojmë dialog të vërtetë, e jo vetëm atë se duhet t’i pranojmë. Këtë i'a kam deklaruar  edhe Palmerit dhe Grenellit, iu kam thënë edhe para Thaçit, iu kam thënë të gjithëve. Unë i kuptoj ata, ajo është politikë e shteteve të tyre....Por, të flasim për hapjen e linjave hekurudhore, ajrore etj... kjo dikujt nuk po i intereson’, ka deklaruar Vuçiq. /Telegrafi/.