Please enter at least 3 characters.

Vuçiq: Bisedimet ishin të vështira!

2016/01/vu-ccedil-iq-bisedimet-ishin-t-euml-v-euml-shtira_hd.jpg

Vuçiq për RTS ka thënë se bisedimet ishin të vështira, pasi që të dy delegacionet nuk pajtohen lidhur më shumë gjëra.

“Mendoj se kemi arritur përparim të caktuar lidhur me Asociacionin”, ka shtuar Vuçiq dhe ka thënë se sot bisedimet kanë qenë më të gjatat, më seriozet dhe më të rëndat për këtë çështje dhe se një përparim i caktuar është arritur.

“Sa i përket temave tjera, grupet punuese po e vazhdojnë punën”, tha ai.

Sipas tij, sot palët ia kanë bërë të qartë njëra-tjetrës për cilat gjëra nuk pajtohen.

Ai tutje ka thënë se pret që në takimet e ardhshme të arrihen rezultate konkrete.

Vuçiq po ashtu ka thënë se beson që takimi i radhës pritet të hënën e ardhshme. /Indeksonline/