Vritet një 19 vjeçar në Gjilan
Një 19 vjeçar është vrarë në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan, ku viktima nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve që mori nga therja me thikë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Më 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se në rrugën ‘Gjon Sereqi’ në Gjilan është një person i lënduar, dyshohet me mjetë të mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001). Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01:55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani në Prishtinë kishte ndërruar jetë”, ka deklaruar Hashani.
Sipas Hashanit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast, ndërsa Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rastit. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


