Please enter at least 3 characters.

Vritet gazetari meksikan që shkruante mbi trafikun e drogës - publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes (Video,+18)

2017/05/javier-valdez.jpg
447:"This file photo taken on November 27, 2016 shows Mexican journalist Javier Valdez speaking during the presentation of his book "Huerfanos del Narco" in the framework of the International Book Fair in Guadalajara, Mexico. A local journalist in Mexico's troubled Sinaloa state who worked for Agence France-Presse was shot dead in the street on may 15, 2017, a judicial source told AFP. / AFP PHOTO / HECTOR GUERREROHECTOR GUERRERO/AFP/Getty Images
16:"AFP/Getty Images

Gazetari meksikan Javier Valdez, fitues i disa çmimeve për investigimet e tij, është qëlluar për vdekje në shtetin veri-perëndimor të Sinaloas.

Ai u vra kur persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj makinës së tij në qytetin Kuliacan, ku Valdez punonte.

50-vjeçari ishte vlerësuar me çmimin për Lirinë Ndërkombëtare të Shtypit nga Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, për artikujt e tij mbi trafikun e drogës.

Ai është gazetari i pestë që vritet në Meksikë që nga fillimi i vitit, përcjell tch. Vitin e kaluar, duke folur në promovimin e një libri të tij, Valdez tha: “Të jesh gazetar është njësoj si të jesh në listën e zezë”.

“Edhe pse mund të vishesh me anti-plumb e të rrethohesh nga truprojat, bandat do të vendosin ditën kur do të të vrasin”, tha ai.

Gjatë karrierës së tij, thuajse 30-vjeçare, Valdez shkroi shumë për trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në Meksikë, përfshirë këtu organizatën famëkeqe të Sinaloas.

Karteli në fjalë konsiderohet përgjegjës për rreth 25 për qind të drogave ilegale që hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës.