Vrasje në tentativë në fshatin Nashec të Prizrenit - arrestohet i dyshuari
17/12/2025
Rreth orës 12:00, në fshatin Nashec të Prizrenit, ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë.
Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, pasi dyshohet se në drejtim të tij ka shtënë një tjetër mashkull kosovar.
Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore, ndërsa arma e zjarrit një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast, së bashku me dy karikatorë, është sekuestruar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./Telegrafi/


