Please enter at least 3 characters.

Vrapimi i Bales ndaj Sociedadit lë prapa atë të Semedos me 32 km/h në debutim me Barçën (Video)

2017/09/DJ9GJZ_VoAIsr5V.jpg

Anoeta është territori i Gareth Bales, e themi këtë pasi uellsiani ka shënuar gjashtë gola në pesë udhëtimet e tij në stadiumin e Real Sociedadit.

I fundit ishte mbrëmë në fitoren e Real Madridit me rezultat 1-3, ky anësori shënoi golin e fundit.

Goli erdhi pas një pasimi të bukur nga Isco dhe vrapimit fantastik nga Bale prej 73 metrash.

Tashmë mediat kanë matur edhe shpejtësinë e ish-yllit të Tottenhamit dhe ajo është 35 kilometra në orë.

Pra më i shpejt se ai i Semedos në debutim me Barcelonën, i cili ishte 32 km/h.  /Telegrafi/

Vrapimi i Bales:

Vrapimi i Semedos: