Please enter at least 3 characters.

Vranët dhe me shi

2023/05/Moti-Koha-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe fundjava do të jetë e vranët dhe me riga shiu.

Të shtunën në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasdites do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte për reshje shiu.

Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër.

Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/