Vranët dhe herë pas here me shi sot në Shqipëri
Shqipëria të enjten do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
“Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit. Gjatë ditë reshjet e shiut pritet të mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, e lokalisht në veriperëndim dhe jug të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore me intensitet të ulët”, bën të ditur SHMU.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 20 m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë. /Telegrafi/


