Please enter at least 3 characters.

Vranësira dhe intervale me diell, temperatura të ulëta në gjithë Kosovën

2024/12/Prishtina-mbulohet-me-bore-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë i vranët me intervale me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të jenë nga -7 deri në -3°C, ndërsa maksimale nga -2 deri në 2°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.

Ndërkohë, Dragashi do të jetë qyteti me temperaturat më të ultë me -7 °C, pastaj Ferizaj -6, Gjilan -6, Kamenicë -6, Besianë -6 dhe Mitrovicë -6.

Kurse, në qytete tjera temperaturat do të jenë -5, por ka qytete edhe me -4 dhe -3./Telegrafi/