Please enter at least 3 characters.

Von der Leyen: Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e BE-së

2022/04/4e230633-3af4-4a2f-bfc7-8a9d2964778c.jpg
368:"European Commission President Ursula von der Leyen makes a statement in Brussels on April 27, 2022, following the decision by Russian energy giant Gazprom to halt gas shipments to Poland and Bulgaria in Moscow's latest use of gas as a weapon in the conflict in Ukraine. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / POOL / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/POOL/AFP via Getty Images)
25:"POOL/AFP via Getty Images

Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e tyre të Bashkimit Evropian, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo vjen pasi gjigandi rus i energjisë, Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz të polakëve dhe bullgarëve, pasi të dyja vendet refuzuan të paguanin gjigantin rus të energjisë në rubla, njoftoi kompania.

Në një deklaratë, Von der Leyen e quajti "një tjetër provokim nga Kremlini" dhe akuzoi Moskën se po e shfrytëzon gazin për të "shantazhuar" bllokun, raporton cnn.

"Kjo është diçka për të cilën Komisioni Evropian është përgatitur, në koordinim dhe solidaritet të ngushtë me shtetet anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë. Përgjigja jonë do të jetë e menjëhershme, e bashkuar dhe e koordinuar", tha ajo në një deklaratë.

“Së pari, ne do të sigurojmë që vendimi i Gazpromit të ketë ndikimin më të vogël të mundshëm tek konsumatorët evropianë. Polonia dhe Bullgaria na informuan për situatën. Si Polonia, ashtu edhe Bullgaria tani po marrin gaz nga fqinjët e tyre të BE-së”, pohoi ajo.

Ndryshe, zyrtarja theksoi gjithashtu nevojën për partnerë të besueshëm energjetik, duke premtuar fundin e epokës së karburanteve fosile ruse në Evropë. /Telegrafi/