Please enter at least 3 characters.

Von der Leyen nga Shkupi: Realizoni ndryshimet kushtetuese, topi është në fushën e juaj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim të fundit në rrjetin social X ka shkruar se Bashkimi Evropian mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt integrimit në union.

“Ne mbetemi plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Mund të llogarisni tek ne”, shkruan von der Leyen.

Ajo thekson Maqedonia e Veriut duhet t'i realizojë ndryshimet kushtetuese për të cilat është rënë dakord.

“Duhet të realizoni ndryshimin kushtetues të rënë dakord. Topi është në fushën e juaj. BE-ja është e gatshme.”

Në postim janë të bashkëngjitura edhe fotografi nga takimet e saj zyrtare në Shkup me liderë institucionalë dhe politikë të vendit, duke përfshirë kryeministrin teknik Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit dhe përfaqësues të partive politike.