Vlorë, përleshen me thika vëzhguesit
25/06/2017
Një incident është verifikuar mes vëzhguesve në Vlorë, në qendrën e votimit në fshatin Ahmetaq.Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore.
Një grup i posaçëm ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy persona, transmeton tch.
Sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të qendrës së votimit, një shkollë 9-vjeçare.


