VLEN: Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotë
VELN sot ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së lidhur me zhvillimin e seancave të qeverisë. Nga atje pretendimet e BDI-së i quajnë si gënjeshtra dhe trillime.
"Sot paskan marrë t’i numërojnë seancat e Qeverisë. Dhe pikërisht këtu bëjnë autogol.
Sa për dijeni të opinionit, përfaqësuesit e VLEN-it kanë kryesuar seanca të Qeverisë. Por, meqë insistoni t’ia varni Artan Grubit në qafë të gjitha fajet tuaja, po jua rendisim disa nga “arritjet” që ai i realizoi në emër të BDI-së.
Po, Artan Grubi ka kryesuar seanca. Madje ka kryesuar edhe seancën ku u mor vendimi që kazinotë të mbinin si kërpudha në çdo mëhallë shqiptare.
Me Grubin “zëvendëskryeministër të parë”, Aleksandar Onishçenko, person në listën e zezë amerikane, mori shtetësi, ndërsa Daka Davidoviqi, gjithashtu në listën e zezë amerikane, u zhyt deri në fyt në pazaret për Tetovën.
Ja për çfarë i shërbente BDI-së kjo pozitë!
Dhe meqë vetë e hapët muhabetin e “zëvendëskryeministrit të parë”, përgjigjuni pyetjes që po jua përsërisim prej ditësh: A do t’i kërkoni Prokurorisë të tregojë deri ku ka mbërritur çështja për të cilën Artan Grubi përfundoi në listën e zezë amerikane?", thonë nga VLEN./Telegrafi/


