Vjen klipi i ri i Noizyt (Video)
16/05/2015
Reperi nga Shqipëria, Noizy, ka sjellë para fansave të tij videoklipin më të ri.
Kënga quhet “Big Body Benzo” dhe këngëtari ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i këtij sezoni veror.
Sipas një postimi në rrjetet sociale duket se do të vijnë edhe disa këngë dhe klipe të reja nga Noizy.
“Si ju duk #BBB (“Big Body Benzo”)? Mendoni që ky është fillimi i këtij sezoni veror. Mungojnë edhe pesë klipe tjera”, shkruan në faqen e reperit në Facebook. /Telegrafi/


