Please enter at least 3 characters.

Vjedhje grabitqare në një dyqan në Prishtinë, marrin disa produkte ushqimore dhe sulmojnë punëtorin e sigurimit

2024/11/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5-1-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje grabitqare në Prishtinë, të martën në ora 18:00.

I dyshuari mashkull kosovar i mitur ka hyrë në ambientin e një marketi dhe nga aty dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore dhe i njëjti në ikje e ka sulmuar fizikisht viktimën, punëtor sigurimi.

Polica bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/