Vjedhje e rëndë në Shkup
30/07/2016
Mbrëmë vonë ka ndodhur një vjedhje e rëndë në shtëpinë e personit K. E (71), në qytetin e Shkupit, ku janë marrë një shumë e madhe parash, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të Policisë, hajnat kanë arritur që në shtëpi të gjejnë 14500 euro, një çantë me afrër 420 mijë denarë, si edhe stoli. Janë marrë masat për gjetjen e plaçkitësit dhe për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/


