Vizita e parë e një kryeministri irlandez në Kosovë, Kurti e pret me ceremoni shtetërore homologun e tij Varadkar
11/01/2024
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka arritur mbrëmë për vizitë në Kosovë. Ai sot është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti.
Kurti dhe Varadkar pas takimit do të kenë konferencë për media.
Kryeministri irlandez më pas do të zhvilloj takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që një kryeministër i Irlandës viziton Kosovën. /Telegrafi/


