Please enter at least 3 characters.

Vitia me Lladrovcin bisedojnë për ndërtimin e një qendre kryesore të mjekësisë familjare në Drenas

2023/02/329255089_1437886950314447_2849829630947432469_n.jpg

Vitia ka vazhduar me vizitat nëpër komuna në funksion të rritjes së kapaciteteve shëndetësore, me theks të veçantë realizimit të investimeve kapitale të cilat do të realizohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Arben Vitia u prit në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me të cilin bashkëbiseduan lidhur me projektet të cilat do të ngrisin cilësinë dhe gamën e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Drenasit.

“Temë kryesore e bisedës ishte ndërtimi i QKMF-së, por edhe mundësitë tjera që qytetarëve t'u ofrohet infrastrukturë cilësore në nivelin primar të shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nga ana tjetër e njoftoi ministrin Vitia se sivjet është dyfishuar buxheti komunal në sektorin e shëndetësisë, si dhe e njoftoi se në këtë komunë shërbimet shëndetësore ofrohen nga 40 mjekë dhe 94 infermierë në QMF-të e Drenasit.

“Që të dy u dakorduan për një bashkëpunim më efektiv sa i përket aspektit infrastrukturor apo edhe të furnizimit me pajisje shëndetësore që do të jenë në shërbim të qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/