Please enter at least 3 characters.

Vinicius Jr: Zidane më thotë se mund të luaj gjatë te Real Madridi

2019/09/Vinicius-Junior.jpg
324:"SAN SEBASTIAN, SPAIN - MAY 12: Head coach Zinedine Zidane (R) of Real Madrid CF gives instructions to his player Vinicius Junior (L) of Real Madrid CF during the La Liga match between Real Sociedad and Real Madrid CF at Estadio Anoeta on May 12, 2019 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Vinicius Junior ka zbuluar se Zinedine Zidane i kishte thënë që ai mund të shijonte një karrierë të gjatë te Real Madridi.

Vinicius, 19 vjeç, ka luftuar për të çimentuar vendin e tij në Madrid që prej ardhjes para sezonit 2018-19 , pasi shkëlqeu më parë me Flamengon.

Sulmuesi shënoi dy gola në 18 paraqitje të La Ligës në sezonin e fundit të Los Blancos, duke shtuar edhe dy gola dhe gjashtë asistime në garat e kupave.

Megjithë një fillim të përzier në jetën e kryeqytetit spanjoll, Vinicius pretendon se Zidane e ka mbështetur atë që të ketë një karrierë të mirë në Santiago Bernabeu, nëse vazhdon të përmirësohet.

"Zidane gjithmonë më thotë që të jem i qetë dhe të vazhdoj të rritem sepse nëse e bëj këtë, dhe sepse jam trajtuar aq mirë nga të gjithë, ai thotë se do të luaj atje për një kohë të gjatë".

"Pak a shumë si Marcelo dhe Casemiro, të cilët kanë qenë atje për një kohë të gjatë", ka thënë Vinicius një konference për shtyp të martën mbrëma. /Telegrafi/