Vihet gurthemeli në objektin më të ri “Objekti 9” në Drenasi Residence
Drenasi Residence, projekt i nisur me shumë përkushtim nga Al Trade dhe Vëllezërit Asllani në qytetin e Drenasit, ka shënuar një tjetër etapë të rëndësishme të zhvillimit me vendosjen e gurthemelit të objektit më të ri, “Objekti 9”, duke vazhduar kështu zgjerimin e kompleksit banesor.
Teksa projekti po merr formë, investitorët kanë prezantuar edhe disa nga karakteristikat që synojnë ta bëjnë jetesën më funksionale dhe më komode për banorët e ardhshëm.
Kompleksi është konceptuar si një hapësirë banimi që kombinon ambientin familjar me infrastrukturën moderne, duke përfshirë hapësira gjelbëruese, kënde lojërash për fëmijë dhe sistem të vëzhgimit me kamera.
Një pjesë e rëndësishme e projektit lidhet edhe me standardin e ndërtimit dhe efikasitetin energjetik. Në mesin e specifikave të prezantuara përfshihen dritare PVC Schuco me tre xhama termoizolues, fasadë vetëpastruese, izolim cilësor dhe sistem i ngrohjes qendrore në dysheme.
Kompleksi do të përfshijë gjithashtu dyer të blinduara dhe dyer të brendshme cilësore, dysheme laminati dhe pllaka qeramike, sistem kundër zjarrit, si dhe dy ashensorë.
“Objekti 9” i Drenasi Residence, po e zgjeron vizionin për një lagje ku familjet gjejnë qetësi, siguri dhe hapësirë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre.
Për më shumë informacione rreth projektit:
📧 drenasiresidence@gmail.com
📞 0800 777 70 (pa pagesë)
📞 +383 49 807 434


