Please enter at least 3 characters.

Vidhet posta në Podujevë, grabitet arka me 100 euro

2018/04/postaaa.jpg

Të mërkurën në fshatin Kërpimeh të Podujevës, është raportuar së të dyshuar të panjohur kanë demoluar dyert e objektit të postës dhe nga aty kanë vjedhur arkën me 100 euro para të gatshme.

Sipas Policisë së Kosovës, përveç parave janë vjedhur edhe dy vula zyrtare të postës.

Ngjarja sipas këtij njoftimi thuhet se ka ndodhur në mes orës 16:00-19:45. /Telegrafi/