Please enter at least 3 characters.

Video e plotë ku shihet skena e rrahjes në Kuvendin e Kosovës mes PDK-së dhe LVV-së

2023/07/Kuvendi3.jpg

Sot ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës, ku pati përleshje fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave.

Në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke folur, ai është gjuajtur me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Më pas në afërsi të foltores ka dal ministri Hekuran Murati, i cili është shtyrë nga Mërgim Lushtaku që hodhi ujë edhe në drejtim të Besnik Bislimit.

Ky i fundit më pas e gjuajti me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku. /Telegrafi/