Please enter at least 3 characters.

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

2021/05/LAJMI-I-FUNDIT-.png

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku vetura ka goditur një këmbësore.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin. /Telegrafi/