Vetura e tij u përmbys 14 herë, shpëton mrekullisht i riu saudit – pamje që tregojnë se si ndodhi aksidenti
Një i ri saudit i shpëtoi mrekullisht vdekjes së sigurt pasi automjeti i tij u rrotullua 14 herë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ishte duke vozitur me automjetin e tij Toyota Hilux, kur ai u përmbys për shkak të një defekti teknik në pedalin e gazit.
Ai tha se aksidenti ndodhi në zonën Nafud Al Zulfi, ku automjeti i tij u përmbys 14 herë para se të ndalonte.
“Pas mëshirës së Allahut, sistemet e sigurisë në automjet më mbrojtën dhe nuk u lëndova për mrekulli”, citohet të ketë thënë ai.
“Kur makina u përmbys, menjëherë e fika motorin për të parandaluar që energjia elektrike të arrijë te materialet e ndezshme në automjet dhe të shmangë zjarrin”, ka shtuar i riu saudit.
Ai supozohet se po bënte disa prova për një garë nga 16 deri më 31 dhjetor me makinat më të fuqishme me katër rrota të rajonit për t'u përballur me sfida emocionuese. /Telegrafi/


