Please enter at least 3 characters.

Vettel për qëndrimin e Raikkonenit: Fitoi Ferrari

2016/01/vettel-p-euml-r-q-euml-ndrimin-e-raikkonenit-fitoi-ferrari_hd.jpg

Ky i fundit, në konferencën për shtyp lëshuar sot para garës së Çmimit të Madh të Belgjikës ka miratuar këtë vendim. “Ferrari ka fituar mbi të gjitha një pilot të shkëlqyer. Një pilot i shpejtë dhe shumë pranë më të mirëve”, ka thënë sot Sebastian Vettel.

Vettel kështu duket se është kënaqur nga vendimi i drejtorit sportiv Maurizo Arrivabene për të mos ndryshuar ekipin me të cilin do të garojë edhe në vitin 2016. Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, por duket se në këtë vendim për të mbajtur Kimin është marrë edhe mendimi i pilotit gjerman, që i pyetur thotë. “Në atë takim mua nuk më kishin ftuar (qesh). Unë kam thënë atë që mendoja dhe mendimi im ka qenë në favor të Kimit. Ai është një pilot i rëndësishëm për stabilitetin e skuadrës”, ka thënë më tej 4 herë kampioni i botës, transmeton Telegrafi.

Kimi Raikkonen, kampion i botës në vitin 2007 me “kokëkuqen”, duket se ka fituar pikë pas paraqitjes së mirë në Hungari edhe pse u tërhoq për shkak të një problemi teknik. Por për aftësitë e tij askush nuk ka qenë në dyshim. “Ne kemi si qëllim të ndërtojmë një Ferrari kampion dhe me një pilot me përvojë si Kimi objektivi është i garantuar”, thotë Vettel, që në lidhje me atë çfarë e pret në këtë pjesë të mbetur të sezonit shton: “Të jemi realistë, titulli është i vështirë për t’u arritur. Ne do të kapim çdo mundësi që do të na jepet dhe për momentin ky është objektivi ynë”, tha Vettel, që do të jetë pjesë e “kokëkuqes” në garën nr. 900 të Ferrarit këtë të diel në Belgjikë. /Telegrafi/