Please enter at least 3 characters.

Vettel mposht Hamiltonin për 'pole position' në Kanada

2019/06/GettyImages-1154649314.jpg
339:"MONTREAL, QUEBEC - JUNE 08: Pole position qualifier Sebastian Vettel of Germany and Ferrari and second place qualifier Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP talk in parc ferme during qualifying for the F1 Grand Prix of Canada at Circuit Gilles Villeneuve on June 08, 2019 in Montreal, Canada. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Sebastian Vettel nga Ferrari e ka mposhtur Lewis Hamiltonin nga Mercedesi për 'pole position' (nisjen nga vendi i parë) në Grand Prixin në Kanada.

Është hera e dytë në shtatë gara që Mercedesi është mposhtur për 'pole position', pasi shoku i Vettel nga Ferrari, Charles Leclerc i mposhti ata në mars.

Gjermani ishte më i shpejtë për 0.206 sekonda se sa Hamilton, ndërsa shoku i tij nga e njëjta skuadër u vonua për 0.680 sekonda.

Daniele Ricciardo shkaktoi befasi duke u renditur në vendin e katërt me Renaultin, pas Max Verstappenit të Red Bullit, që u përplasë me Kevin Magnussen në sesionin e dytë.

Hamilton ishte më i shpejtë në top 10 vendet e para, afërsisht 0.2 sekonda nga Vetteli, por katër herë kampioni gjerman iu shmang në raundin e fundit.

Vetel ishte tejet i gëzuar në radion e tij me skuadrën e Ferrariti, pasi është hera e parë që do ta mbajë renditjen e parë që nga Grand Prici i Gjermanisë në korrik. /Telegrafi/