Please enter at least 3 characters.

Veteranët i kthejnë përgjigje Kurtit: Propozimi juaj për verifikimin e listave është ndërhyrje në procesin gjyqësor

2022/06/veteranet12.jpg

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), i ka kthyer përgjigje kryeministrit Albin Kurti, i cili pati propozuar hartimin e një ligji të ri që e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Në përgjigjen e OVL e UÇK-së thuhet se ky propozim i kreut të ekzekutivit është ndërhyrje në procesin gjyqësor.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim….Neve na intereson që veteranët e luftës së UÇK-së të trajtohen dinjitetshëm, dhe do të ishte mirë që të hiqet neni që ua ndalon punësimin atyre”, thuhet në letrën e OVL e UÇK-së, dërguar Kurtit.

Letra është publikuar në Facebook nga kryetari i Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku. /Telegrafi/