Please enter at least 3 characters.

Vetëm një lojtar në futbollin anglez ka luajtur në secilën minutë të secilës ndeshje, ai është Conor Coady

2019/05/Conor-Coady-e1557755585417.jpg
269:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - APRIL 20: Conor Coady of Wolverhampton Wanderers during the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Brighton & Hove Albion at Molineux on April 20, 2019 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Ai nuk arriti ta mposhtte ish-klubin e tij Liverpool në ditën e sezonit, mirëpo kapiteni i Wolverhampton Wanderers, Conor Coady, ka qenë konstant për skuadrën e tij në muajt e fundit.

Në fakt, 26-vjeçari është lojtari i vetëm i një klubi të Ligës Premier që e ka luajtur secilën minutë të secilës ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Ai është përfshirë në secilën prej 46 ndeshjeve të Wolves, nga fillimi deri në fund, duke përfshirë sfidat në Ligën Premier, Kupën FA dhe Kupën EFL.

Wolverhamptoni është renditur i shtati këtë edicion në Ligën Premier që është arritja më e madhe e këtij klubi pas 39 vitesh.

Për më shumë, Wolves e kanë mundësinë të luajnë në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm, në rast se Manchester City e fiton Kupën FA. /Telegrafi/