Please enter at least 3 characters.

Vetëm gjatë vikendit, 788 pacientë u trajtuan në Spitalin e Pejës

2019/09/71274857_2448722725206147_6927516888188583936_o.jpg

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë kërkuar ndihmë mjekësore 788 pacientë.

66 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

ashtu gjatë vikendit në këtë spital kanë qenë 15 lindje, 8 normale dhe 7 me prerje cezariane. Në jetë kanë ardhur 15 foshnje ku prej tyre 11 kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 439 pacientë që në total kanë bërë 4,964 analiza. Po ashtu 17 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Telegrafi/